Filloi shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dhuratë e qeverisë shqiptare, në Landet Hamburg dhe Schleswig Holstein
Tekstet bashkëkohore dhe cilësore iu dorëzuan mësueseve të gjuhës shqipe nga Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë, z. Kolë Gjoka.
Për herë të parë, mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe do të kenë edhe nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”.
Mirënjohje dhe falenderime të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe, për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe përçimin e gjuhës dhe kulturës amtare tek brezat e rinj.
Shumë suksese të gjithë fëmijëve dhe mësuesëve!