Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zhvilloi një takim me Ministrin bavarez për Çështje Evropiane, z. Eric Beißwenger. Gjatë takimit u diskutua për marrëdheniet e shkëlqyera të vendeve tona si dhe për bashkëpunimin politiko-ekonomik mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
Vizita të ardhshme dhe takime të shumta në sektorë te ndryshëm të bashkëpunimit do të shënojnë të ardhmen e bashkëpunimit tonë.