Një traditë e vazhdueshme, kjo ngjarje bashkon aktorë të rëndësishëm për promovimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, hapa kyç drejt lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.
Falenderojmë përkushtimin e Fondacionit Konrad-Adenauer, si dhe mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Berlin, në cilësinë e Presidencës së Hungarisë të BE-së.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për të nxitur paqen, partneritetin dhe përparimin në rajon. Së bashku, ne synojmë të zhbllokojmë potencialin e plotë të WB6 përmes zhvillimit të qëndrueshëm, tregtisë më të mirë dhe përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar sfidat e sotme.
Le të vazhdojmë “connecting the dots” për një të ardhme më të sigurt, më të fortë dhe më të bashkuar.