“Rivitalizimi i Stadiumit ‘Skënderbeu’ dhe rikualifikimi i zonës përreth përmes sipërmarrjes.”
Ky projekt përfaqëson një ndërhyrje strategjike që synon përmirësimin e infrastrukturës sportive, duke promovuar rigjenerimin urban dhe rivitalizimin socio-ekonomik të zonës përreth në qytetin e Korçës.
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në dy faza (kualifikim dhe përzgjedhje), në përputhje me ‘Rregulloren për Procedurat Konkurruese’, e publikuar në faqen zyrtare të AIC.
Njoftimi i Procedurës Konkurruese, së bashku me dokumentet e plota të kualifikimit në gjuhën shqipe dhe angleze, janë të disponueshme në faqen zyrtare të Korporatës:
https://www.aicorporation.al/en/projects/reviving-of-the-sknderbeu-stadium
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 30 shtator 2025, ora 15:00 (me orën lokale).
Aplikimet mund të dorëzohen:
me email në: competition@aicorporation.al
me postë ose personalisht në adresën: Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower, Kati 7/1, Tiranë, Shqipëri
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni me email: info@aicorporation.al ose mund të vizitohet faqja zyrtare: www.aicorporation.al