Ministri bavarez i Drejtësisë Prof. Dr. Winfried Bausback priti sot në Pallatin e Drejtesise ne Mynih homologun e tij shqiptar Ylli Manjani, per një shkëmbim mendimesh mbi politikat ligjore. Bisedimet përfshine zhvillimin e bashkëpunimit bavarezo shqiptar është në fushen ligjore. Ky bashkëpunim, synon të mbështese Shqipërine vecanerisht në afrimin e saj me Bashkimin Evropian në fushën e drejtësisë. Më pas, Ministrat e Drejtësisë shkëmbyen mendime mbi reformën e gjyqësorit në Shqipëri dhe zbatimin e tij, si dhe çështjet aktuale të politikave ligjore.
Bausback u shpreh se : “Shkembimi i përvojes se sotme është një hap i rëndësishëm për një bashkëpunim të rregullt dhe të suksesshem në fushën e drejtësisë mes Bavarise dhe Shqipërisë. Jam, pra, i kënaqur që ne kemi mundësi sot të flasim për mundësitë e bashkëpunimit transnacional”
Manjani theksoi: “Për mua, bashkëpunimi bilateral është shumë i rëndësishem, marrëdhëniet me Bavarine janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Po keshtu ne jemi shumë të afërt sa i përket botekuptimit dhe mentalitit.”