Në datën 09.11.23 në Berlin u zhvillua Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike organizuar nga #NATO dhe Ministria e Jashtme Federale Gjermane Auswärtiges Amt, ku Ministri Igli Hasani ishte i ftuar si panelist përkrah homologëve të shteteve të ndryshme Evropiane duke përfshirë homologen Gjermane Annalena Baerbock, atë Finlandeze Elina Valtonen si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Ministri Hasani theksoi rëndësinë e përmirësimit të ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit të fortë midis shteteve aleate, të cilat janë themelore në parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike.
Republika e Shqipërisë tashmë anëtare prej vitesh, ka një histori të gjatë bashkëpunimi në NATO, dhe Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike është një shëmbull tjetër i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Evropian me Republikën e Shqipërisë që do të vijojë në fushën e Mbrojtjes Kibernetike dhe më tej. #WeAreNATO