Njoftohen të gjithë shtetasit shqiptarë se, në kuadër të pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në Kampionatin Evropian EURO 2024 dhe ndeshjes së parë Shqipëri-Itali, që do të zhvillohet më 15 qershor 2024, në Dortmund, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani dhe Konsullata e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih do të ofrojnë shërbime konsullore fillimisht në:
Dortmund, në adresën Märkische Straße 120 (Seminargebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)
Në datat 14-15-16 qershor 2024
Orari 09.00 – 17.00
Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.
Shërbimet që do të ofrohen janë:
• Leje kalimi
• Vetëdeklarim për humbje dokumenti
Në rast emergjencash shtetasit e interesuar janë të lutur të kontaktojnë në adresën e e-mailit: albaniaeuro2024@mfa.gov.al dhe Tel: +49 1719259782
Gjithashtu, informacioni i kontaktit mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.