Të nderuar bashkëatdhetarë!
Ju njoftojmë se në vijim të situatës së jashtëzakonshme të përhapjes së Covid-19 në Gjermani, sektori konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin dhe Konsullata e RSH në Mynih, pezullojnë të gjitha takimet me publikun, prej datës 16 deri në 31 mars 2020!
Të gjitha takimet e planifikuara në këto data do të shtyhen.Njoftimet për datat e reja të takimeve do ju dërgohen në vijim me anë të postës elektronike nga stafi i shërbimit konsullor të Ambasadës në Berlin dhe i Konsullatës në Mynih.
Përjashtim nga ky njoftim përbëjnë vetëm rastet tepër të veçanta, të lëshimit të Lejeve të Kalimit për personat e bllokuar ne kufij apo aeroporte, si dhe Lejet e Transportit të Trupit për rastet e vdekjes.
Shërbimet e tjera konsullore të ofruara nga sektori konsullor i Ambasadës së RSH në Berlin, do të vijojnë të ofrohen online si dhe me postë. Lutemi vijoni me aplikimet në sistemin SHKO si dhe për çdo problematikë vijoni me dërgimin e e-maileve në adresat: konsullata.berlin@mfa.gov.al dhe/ose embassy.berlin@mfa.gov.al.
Theksojmë se për raste urgjente, numri i emergjencës së ambasadës: 0049 (0) 1798215905, është 24/24 në dispozicion.
Urojmë për ju dhe familjet tuaja tejkalimin me kurajo dhe me masa mbrojtëse të kësaj situate të jashtëzakonshme, si dhe kthimin sa më parë në veprimtarinë normale të punës dhe të jetës!
Duke ju uruar mbarësi për ju dhe familjet tuaja,
dita e verës qoftë edhe dita e shpresës për ta kaluar në solidaritet sa më shpejt situatën e krijuar.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Newsroom
NJOFTIM PËR TË GJITHË SHTETASIT SHQIPTAR NË GJERMANI.