Shqipëria prezantohet në ITB Berlin 2026 me një qasje të qartë strategjike dhe një narrativë të konsoliduar destinacioni, duke u pozicionuar si një nga tregjet më dinamike në rritje në Europë.
Nën konceptin “Albania All Senses”, sjellim një ofertë të strukturuar që i përgjigjet trendeve globale të turizmit: qëndrueshmëri, përvoja autentike, produkte premium dhe diversifikim sezonal, duke synuar forcimin e partneriteteve B2B, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rritjen e prezencës në tregjet prioritare.
Në këtë platformë ndërkombëtare, Shqipëria prezanton potencialin e saj turistik përmes një kombinimi unik të trashëgimisë kulturore, natyrës së paprekur dhe përvojave autentike lokale. Përmes takimeve profesionale, prezantimeve të dedikuara dhe promovimit të produkteve turistike të diversifikuara, synojmë të thellojmë bashkëpunimin me operatorë ndërkombëtarë, të tërheqim investime të reja dhe të konsolidojmë imazhin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues dhe në zhvillim të qëndrueshëm në hartën globale të turizmit.
https://mtks.gov.al/multimedia/shqiperia-prezantohet-ne-itb-berlin-2026




