APLIKIM PËR RIFITIM SHTETËSIE SHQIPTARE
Shtetasit që duan të aplikojnë për këtë shërbim mund të hyjnë në portalin e-albania pa u log-uar/regjistruar.
PËRSHKRIMI
- RIFITIMI I SHTETËSISË NGA PERSONI, QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE PËR SHKAK TË PREMTIMIT TË FITIMIT TË NJË SHTETËSIE TJETËR.
- PERSONI E RIFITON SHTETËSINË SHQIPTARE NË QOFTË SE NUK KA FITUAR SHTETËSINË E PREMTUAR, SI DHE PERSONAT QË JETOJNË NË SHTETET KU LEJOHET DY OSE MË SHUMË SHTETËSIA.
DOKUMENTACIONI:
- ISH-SHTETASI SHQIPTAR, QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE DHE NUK KA FITUAR SHTETËSI TJETËR, PËR RIFITIM SHTETËSIE depoziton:
- Kërkesë individuale drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU http://MODEL-KERKESE-DREJTUAR-PRESIDENTIT-TE-REPUBLIKES-PER-RIFITIMIN-E-SHTETESISE-SHQIPTARE-11.docx)
- Çertifikata e lindjeje nga akti/personale
- Deklaratë noteriale nga çdo aplikant mbi moshën 14 vjeç, për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër, si dhe nëse është aktualisht person pa shtetësi;
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente të shtetit të tretë dhe/ose të shtetit ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm më shumë se 6 muaj;
- Dokument i cili vërteton heqjen e shtetësisë shqiptare (Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ose certifikatë aktuale personale ku shënohet numri dhe data e dekretit të heqjes dorë nga shtetësia);
- Mandat pagesa.
Dokumentacion që sigurohet nga nëpunësi i administratës:
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë.
- ISH-SHTETASI SHQIPTAR QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE DHE KA FITUAR NJË SHTETËSI TJETËR depoziton:
- Kërkesë individuale drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU http://MODEL-KERKESE-DREJTUAR-PRESIDENTIT-TE-REPUBLIKES-PER-RIFITIMIN-E-SHTETESISE-SHQIPTARE-11.docx);
- Çertifikatë lindjeje nga akti/personale lëshuar në Republikën e Shqipërisë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente të shtetit të shtetësisë tjetër që ka aplikanti dhe/ose të shtetit ku kërkuesi ka pasur qëndrim të ligjshëm më shumë se gjashtë muaj (apostiluar/legalizuar dhe përkthyer);
- Dokument i cili vërteton heqjen e shtetësisë shqiptare (Dekreti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë ose certifikatë aktuale personale ku shënohet numri dhe data e dekretit të heqjes dorë nga shtetësia);
- Dokumenti i cili vërteton shtetësinë e huaj (pasaportë, kartë identiteti certifikatë natyralizimi/ personale ose vërtetim nga Bashkia/Komuna);
- Mandat pagesa.
Dokumentacion që sigurohet nga nëpunësi i administratës:
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar nga organet kompetente në Republikën e Shqipërisë.
FAZAT E APLIKIMIT
– kur është i rregullt qytetari merr njoftimin në e-mail mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit.
– kur ka parregullsi qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve.
– kur nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet”.
TARIFA E SHËRBIMIT
30 euro
Pagesa bëhet në bankë para takimit në Ambasadë në llogarinë bankare si vijon:
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
PERIUDHA E VLEFSHMËRISË
Pranohen dokumente të lëshuara jo më shumë se 6 muajt e fundit nga data e aplikimit
MARRJA E SHËRBIMIT
Vetëm me paraqitje fizike
Qytetari paraqitet në Ambasadë/Konsullatë me mandatin origjinal (jo fotokopje) të pagesës dhe dokumentacionin origjinal në datën e takimit të caktuar nga Konsulli
KOHËZGJATJA SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike.
UDHËZIME
- Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
- Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara ose apostiluara secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
- Në rast se përkthimi është bërë nga një përkthyes i huaj duhet të aplikoni për Vërtetim Përkthimi në e-albania.