Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi shpall thirrje të hapur për aplikim për studentët që janë në nivelin Bachelor/Master ose të diplomuar në degën e shkencave politike, sociale, humane, shoqërore ose administrative me rezidencë në Greqi dhe që janë të motivuar të angazhohen e të kontribuojnë në punën e Ambasadës, të aplikojnë për praktikë pranë institucionit.
Kandidatët/et e interesuar/a dhe të cilët/at i plotësojnë kushtet e kërkuara, mund të aplikojnë në adresën elektronike embassy.athens@mfa.gov.al me titull: “Aplikim për Praktikë”, duke dërguar jetëshkrimin/CV, një letër motivimi dhe një letër reference në gjuhën shqipe/angleze.
Kohëzgjatja e praktikës: 3 (tre) muaj
Numri i praktikantëve: 2 (dy)
Afati i aplikimit: 11-19 prill 2024
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen për intervistë përmes email-it.
Ju falënderojmë!