Artistë, poetë, gazetarë, muzikantë, diplomatë dhe artëdashës të komunitetit shqiptar, u takuan në ambientet e Ambasadës, për të shijuar mbrëmjen letrare “Një rrëfim i Rita Petros”.
Në një rrëfim shumëdimensional, Rita Petro e dashuruar me prozën, bëri një skaner të shoqërisë shqiptare, perceptimin e saj për fenomenet që shoqërojnë të përditshmen tonë dhe një reflektim objektiv për individin, familjen, shoqërinë.
Në vlerësimin që Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga i bëri profilit të autores, theksoi midis të tjerave se, një emër i konsoliduar i letrave shqipe si Rita, promovon dhe inkurajon brezin e ri, i cili përveҫ lirisë së të shkruarit dhe lirisë së mendimit të ketë brënda vetes edhe artin e të shkruarit për të qenë frymëzimi i gjeneratës që përfaqëson.
Ndërsa për profesorin e Universitetit të Prishtinës z. Ag Apolloni, i cili kishte ardhur enkas nga Kosova për këtë event, Rita Petro është shkrimtarja e poetja që thyen tabutë e të shkruarit që ka sjellë në frymë të re në krijimtarinë shqiptare, madje duke bërë edhe revolucion në letërsinë e dekadave të fundit.
Autorja iu përgjigj edhe interesit dhe kurreshtjes së artëdashësve për krijimtarinë e saj artistike.