Në datën 5 prill 2024, në ambientet e Universitetit New York College, në Athinë, u zhvillua promovimi i projektit “Mama Klorin”, me ideatore artisten znj. Doreida Xhogu, realizuar me mbështetjen e Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi.
“Mama Klorin” është një vepër vizuale që i kushtohet grave emigrante që punojnë si punëtore pastrimi, të cilat rrëfejnë përjetimet e tyre nga jeta përpara dhe pas mbërritjes në Greqi. Projekti ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për jetën dhe sakrificat e këtyre grave “të padukshme”.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës, z. Fitim Gllareva, diplomatë, akademikë, artistë, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, etj.