Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga ka pritur në një takim Ambasadorin e ri të Emiratave të Bashkuara Arabe në Greqi, dhe jo rezident në Shqipëri, z. Ali Obaid Ali Alyabhouni Aldhaheri.
Gjatë takimit, Ambasadorët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe projekte konkrete bashkëpunimi që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve tona.