Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Ministren e Kulturës së Greqisë, znj. Lina Mendoni.
Gjatë këtij takimi – që kishte në fokus diplomacinë kulturore – u diskutua mbi mundësitë për të forcuar më shumë bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, në të ardhmen.