Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Qeverisjen Dixhitale të Greqisë, z. Dimitris Papastergiou.
Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve publike, në interes të qytetarëve dhe bizneseve, dhe veçanërisht, në trajtimin e mundësive për thellimin e procesit të dixhitalizimit të shërbimeve publike greke që prekin shtetasit shqiptarë në Greqi, duke filluar me problematikat në dhënien e lejeve të qëndrimit, shtetësinë greke, etj. me qëllim lehtësimin e procesit.