U zhvillua në Athinë Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Kulturës, i cili konsiderohet pika më e suksesshme e takimit për profesionistët ndërkombëtarë të turizmit dhe mjeti për partneritete dhe bashkëpunime të reja në turizmin inbound.
Ekspozuese në këtë Panair, ishte dhe Agjencia e mirënjohur e transportit rrugor të njerëzve dhe mallrave Greqi- Shqipëri Top-Lines me shërbimin e saj më të ri për tregun vendas dhe ndërkombëtar Top-transfer.gr.
Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e cila vizitoi pavionin shqiptar, ku u takua me drejtuesin e kompanisë Top-Lines dhe Top-Transfer, z. Artur Bibe dhe përfaqësues të saj. Gjatë vizitës së saj në Panair, Ambasadorja Hajdaraga u takua dhe me zyrtarë të lartë të pushtetit lokal grek.
Ekspozuesit nga të gjithë sektorët e turizmit, morën pjesë dhe zhvilluan takime B2B me blerës të përzgjedhur dhe dinamikë të mirëpritur në Athinë nga më shumë se 40 vende, duke iu dhënë mundësinë Ekspozuesve dhe Blerësve të ardhur në Athinë të dakordojnë marrëveshje të reja tregtare fitimprurëse.
Panairi do të zgjasë deri nesër, datë 08 dhjetor 2023.