Me ftesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Indonezisë (KADIN), Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, së bashku me ambasadorët e akredituar në Xhakartë, mori pjesë në një mëngjes pune të organizuar për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Indonezisë dhe vendeve partnere.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare, nxitjen e investimeve të ndërsjella, si dhe identifikimin e sektorëve prioritarë me interes të përbashkët. Përfaqësues të komunitetit të biznesit indonezian prezantuan zhvillimet më të fundit ekonomike dhe potencialin e tregut indonezian.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, krijimin e kontakteve të reja dhe thellimin e dialogut ekonomik, duke kontribuar në afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Indonezisë.


