Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, u takua me përfaqësues të ASITA (Shoqata e Agjencive Turistike të Indonezisë), z. Rocky W. Praputranto dhe znj. Hairani Tarigan, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë. Takimi nxori në pah mundësitë për forcimin e bashkëpunimit, nxitjen e shkëmbimeve turistike dhe promovimin e destinacioneve të veçanta të të dy vendeve.




