Bashkëpunimi ekonomik dhe financiar ishte në qendër të diskutimeve gjatë vizitës së kortezisë që Kreu i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Indonezi, z. Nikson Ballço, zhvilloi me Zëvendësministrin e Financave të Republikës së Indonezisë, Sh.T. z. Juda Agung.
Bisedimet theksuan rëndësinë e ruajtjes së një dialogu të ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë, si dhe shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.




