I Ngarkuari me Punë a.i. i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Xhakartë, z. Nikson Ballço, zhvilloi një takim me znj. Grata Endah Werdaningtyas, Drejtore e Përgjithshme për Amerikën dhe Evropën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Indonezisë.
Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e marrëdhënieve dhe dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë dhe ofroi një mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe mbi çështje me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, z. Ballço dhe znj. Werdaningtyas diskutuan mbi marrëdhëniet aktuale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e dialogut të rregullt dhe e kontakteve ndërmjet institucioneve përkatëse të Shqipërisë dhe Indonezisë në mbështetje të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Takimi përbënte një mundësi të vlefshme për të diskutuar hapat e mëtejshëm në drejtim të forcimit të marrëdhënieve Shqipëri–Indonezi dhe të identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim dypalësh.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Xhakartë mbetet e angazhuar në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Indonezisë, si dhe në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.




