Në datën 1 korrik 2024, Kryetari Bashkisë Vlorë, z. Ermal Dredha zhvilloi një vizitë pune në Janinë, me ftesë të Kryebashkiakut të Janinës, z. Thomas Begas. Gjatë kësaj vizite z. Dredha u takua, gjithashtu, dhe me Drejtorin e Pergjithshëm të Emergjencave Civile z. Dhimitris Mavrojorgos, me Shoqatën e Hotelerisë dhe drejtuesit e shoqërise së Hidropla-neve, si dhe me Rektoren e Universitetit të Janinës, Prof. Anna K. Batitatou.
Fryma e takimit ishte shume miqësore dhe me vullnet të mire për bashkëpunim konkret në fusha të diversifikuara të bashkëpunimit bilateral si Turizmi, Kultura, Arsimi etj. Vizita u pasqyrua gjerësisht në mediat e Epirit dhe ne rrjetet sociale të Bashkisë Janinë.