Mbyllet me sukses operacioni për nxjerrjen e një familjeje shqiptare nga territori i Gazës.
Lajmin e bëri të ditur Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Sipas kryediplomatit shqiptar, pas tre javësh përpjekjeje, një nënë shqiptare dhe 4 fëmijët e saj të mitur, kanë dalë nga territori i Gazës për të udhëtuar drejt Egjiptit.
“Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit, Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për bashkëpunimin dhe mbështetjen, si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks”, u shpreh ai.
Që prej momentit kur familja ka kërkuar të largohet, MEPJ ka qenë në kontakt me autoritetet për të marrë ndihmën e duhur dhe për të ndjekur të gjitha procedurat për kthimin e tyre të sigurtë në atdhe.