Pas disa takimeve intensive në Konsullatën e Përgjithshme të RSh-së në Janinë me Kryetarin e Dhomes së Tregëtisë dhe Industrisë për Rajonin e Epirit Ioannis Tsigkros, Kryetarin e Dhomës së Tregëtisë së Janinës Spiros Mpekas, Nënkryetarët e Bashkisë Janinë Christos Tatsis dhe Makis Hristostomoy arritëm të sigurojmë një pjesëmarrje dinjitoze të mbi 15 bizneseve greke nga Rajoni i Epirit në eventin e parë Match – Maker Albania 2025, që zhvillohet sot në Tiranë.
Kjo pjesëmarrje konsiderohet si një mundësi unike për forcimin e mëtejshëm të marredhenieve ekonomike mes dy vendeve tona.
Delegacioni grek do të takohet dhe me Zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Endrit Yzeiraj.
Faleminderit Andrea Kasso për kontributin cilësor! Angazhimi i personaliteteve 🇦🇱 në diaspore është domethënes në suksesin e përpjekjeve të përbashkëta.