Konsullja e Përgjithshme në Janinë znj. Irida Laçi morri pjesë në ceremoninë për lançimin e aksionit mbarëkombëtar në Greqi “Së bashku thyejmë heshtjen – 13 qytete, një front kundër dhunës në familje”, organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Konstantinos Tasoulas.
Ky aksion i rëndësishëm, i cili do të shtrihet në të gjitha qarqet e Greqisë, synon të sjellë ndërgjegjësim dhe reagim të përbashkët kundër dhunës në familje – një fenomen që nuk është vetëm një çështje familjare, por një sfidë shoqërore që kërkon angazhim në çdo nivel – qendror, vendor dhe shoqëri civile.
Meqenëse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptarë jetojnë në Greqi, kjo fushatë ofron një mundësi për bashkëpunim konkret mes autoriteteve tona për të ndarë përvoja dhe ndërtuar mekanizma parandalues efikasë.
Në përmbyllje të aktivitetit, u zhvillua një takim i shkurtër me Presidentin Tassoulas, i cili shprehu vlerësimet për takimin e fundit në Athinë me Ministrin Hasani. Ai theksoi pritshmëritë e larta për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Newsroom
Së bashku thyejmë heshtjen – Aktivitet nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Greqisë