
Konsullja e Përgjithshme e RSH-së në Janinë, znj. Irida Laçi, zhvilloi takimin e lamtumirës me Rektoren e Universitetit të Janinës, Prof. Dr. Anna Batistatou.
Gjatë mandatit të saj, bashkëpunimi me Universitetin ka qenë i ngushtë dhe i frytshëm në fusha akademike e kulturore. Në takim u theksuan drejtimet kryesore për vijimin e bashkëpunimit:
– Forcimi i marrëdhënieve mes Fakulteteve të Mjekësisë të Universitetit të Janinës dhe Universitetit të Tiranës;
– Zhvillimi i programeve verore me Universitetin “Eqerem Çabej” Gjirokastër;
– Projekte të përbashkëta INTERREG për trashëgiminë arkitekturore;
– Promovimi i temës së bashkëjetesës fetare në aktivitete akademike e kulturore;
– Organizimi i aktiviteteve me studentët shqiptarë në Janinë.
Ky bashkëpunim dëshmon potencialin e madh për forcimin e lidhjeve arsimore, kulturore dhe shoqërore mes Shqipërisë dhe Greqisë, në shërbim të komuniteteve tona.


