
Me rastin e përfundimit të mandatit të saj, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë, znj. Irida Laçi, zhvilloi një takim lamtumire me deputeten e Demokracisë së Re (ND), znj. Maria-Alexandra Kefala.
Në një atmosferë të ngrohtë miqësie dhe respekti të ndërsjellë, bashkëbisedimi u fokusua në rëndësinë e diplomacisë së qyteteve dhe në nismat e përbashkëta të zhvilluara gjatë viteve të fundit për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Deputetja Kefala vlerësoi kontributin e znj. Laçi për afrimin e komuniteteve dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut e bashkëpunimit mes fqinjëve.
Nga ana e saj, znj. Laçi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e hapur dhe konstruktiv, si dhe angazhimin për të vijuar t’u shërbyer vlerave të miqësisë, bashkëjetesës dhe dialogut ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.


