
Konsullja e Përgjithshme në largim e Republikës së Shqipërisë në Janinë, znj. Irida Laçi, zhvilloi një takim lamtumire me Guvernatorin e Rajonit të Epirit, z. Alexandros Kahrimanis.
Takimi u mbajt në një atmosferë të përzemërt, që pasqyron marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.
Biseda u përqendrua në çështje me interes të përbashkët dhe në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Rajonit të Epirit, në fusha që lidhen me zhvillimin ekonomik, kulturor dhe rajonal.
Guvernatori Kahrimanis e vlerësoi kontributin e znj. Laçi në forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe i uroi suksese në detyrën e saj të re, duke i dhuruar botimin përmbledhës “EPIRUS” si shenjë mirënjohjeje.
Newsroom
Takim lamtumire me Guvernatorin e Rajonit të Epirit, Z. Alexandros Kahrimanis


