Me datë 5 mars 2025 patëm kënaqësinë të ishim të pranishëm për të përshëndetur një tjetër inisiativë konkrete bashkëpunimi mes Dhomës së Tregtisë së Qarkut Gjirokastër dhe Bashkisë Janinë, përfaqësuar nga Zv.Kryetarja e Bashkisë Sofia Markula, e ngarkuar portofolin e punës sociale, shëndetit publik dhe moshës së tretë. Prej disa muajsh Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Janinë ka ndërmjetësuar takimet mes këtyre autoriteteve deri në konkretizimin e këtij takimi.
Sot nisi bashkëpunimi, besojmë afatgjatë, me përfaqësuesit e 13 Kapive (Qendra Ditore për moshën e tretë) të Janinës, të cilët u prezantuan me atraksionet turistike të Qarkut Gjirokastër dhe së shpejti nisin udhëtimet e tyre disa ditore drejt vendit tonë.
Theksova se ky është një hap i vogël, por shumë domethënës në bashkëpunimin mes dy rajoneve tona. Në një moment kur orientimi teknologjik po redukton kontaktet njerëzore, vizitat e personave të moshës së tretë, drejt një vendi fqinj e mik si Shqipëria, janë të domosdoshme për të njohur më mirë njëri tjetrin. Fëmijët e nipërit do pyesin gjyshërit për mbresat e bukura e kujtimet nga një vend me të cilin ndajmë kaq shumë tradita të përbashkëta.
Faleminderit Maksim Hoxha dhe Andrea Kasso për angazhimin dhe bashkepunimin!