¨Bashkëpunimi me drejtuesit e kësaj Shoqate ka qenë shumë intensiv dhe i frytshëm dhe gjatë një viti kemi arritur të realizojmë bashkarisht mjaft takime dhe aktivitete të përbashkëta me fokus nxitjen e mëtejshme të turizmit.
Vlerësoj rëndësinë e forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit në turizëm, kulturë dhe iniciativa evropiane mes Shqipërisë së jugut dhe Bashkisë së Janinës, të cilat mund të sjellim përfitime konkrete për komunitetet tona lokale.
Nëse duam një turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor duhet të punojmë fort për paketa rajonale. Dy rajonet tona e kanë gjithë mundësinë, vullnetin e dëshirën për t’u bërë një model i bashkëpunimit konkret në shumë dimensione të turizmit kulturor, kulinar, sportiv, muzikor, historik, duke dhënë kështu shembullin e integrimit “Pa kufij” mes dy popujve tanë, ashtu si dhe titulli i eventit të radhës që së shpejti presim të bashkëorganizojmë përsëri me Shoqatën e Hotelierëve të Janinës, në pikën kufitare të Kakavijës.
“
Newsroom
Fjala përshëndetëse e Konsulles së Përgjithshme në Janinë znj. Irida Laci në eventin festiv të fillimvitit, organizuar nga Shoqata e Hotelierëve të Janinës.