Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) njofton të gjitha palët e interesuara se ka hapur zyrtarisht faza e parë e procesit konkurrues për projektin strategjik të investimit:
“Rivitalizimi i stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës, ndërtimi i një qendre sportive/komunitare dhe rizhvillimi i zonës përreth’
Ky projekt përfaqëson një ndërhyrje me rëndësi strategjike, që synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rigjallërimin urban të qytetit të Durrësit, përmes zhvillimit të zonës përreth.
Procesi i ri përzgjedhjes do të zhvillohet në dy faza (kualifikim dhe përzgjedhje), në përputhje me Rregulloren për Procedurat Konkurruese, e publikuar në faqen zyrtare të AIC.
Njoftimi i Procedurës Konkurruese, së bashku me dokumentet e plota të kualifikimit në gjuhën shqipe dhe angleze, janë të disponueshme në faqen zyrtare të Korporatës:
https://www.aicorporation.al/…/revitalization-of-the…
Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 15 shtator 2025, ora 15:00 (me orën lokale)
Aplikimet mund të dorëzohen:
• me email në: competition@aicorporation.al
• me postë ose
• fizikisht në adresën: Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower, Kati 7/1, Tiranë, Shqipëri.
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni në adresën e email-it të mësipërm ose vizitoni faqen tonë zyrtare:
www.aicorporation.al
Newsroom
Hapet faza e parë e procesit konkurrues për projektin ‘Rivitalizimi i stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës, ndërtimi i një qendre sportive/komunitare dhe rizhvillimi i zonës përreth’