Korporata Shqiptare e Investimeve, AIC njofton se, Durana Tech Park, parku i parë i teknologjisë dhe shkencës në Shqipëri, tashmë ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikime për përdoruesit e tij.
Durana Tech Park ofron incentiva fiskale dhe doganore mjaft konkurruese krahasuar me parqet teknologjike në rajon dhe Evropë, duke e bërë këtë një mundësi të shkëlqyer për bizneset dhe inovatorët që dëshirojnë të zhvillohen në një mjedis të avancuar teknologjik.
Për më shumë informacion mbi procesin e aplikimit, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare: https://duranatechpark.com.
Aplikimet mund të kryhen drejtpërdrejt në seksionin “Apply Now” (https://duranatechpark.com/register), duke zgjedhur kategorinë përkatëse dhe duke plotësuar format e aplikimit.
Aplikimet do të vlerësohen sipas rendit të dorëzimit, ku përparësi do të kenë subjektet me numër më të lartë të punonjësve të deklaruar dhe projeksione më të larta të xhiros vjetore.