
Konsullja e Përgjithshme në largim e Republikës së Shqipërisë në Janinë, znj. Irida Laçi, u prit në një takim lamtumire nga Kryetari i Bashkisë së Janinës, z. Thomas Begas, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer institucional dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë mes dy vendeve tona.
Gjatë bashkëbisedimit, u vlerësua kontributi i Konsulles Laçi në forcimin e lidhjeve midis komuniteteve dhe në nxitjen e iniciativave të përbashkëta në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.
Kryetari Begas e falënderoi znj. Laçi për bashkëpunimin e hapur dhe konstruktiv, duke i uruar suksese në detyrën e saj të re.
Në shenjë mirënjohjeje, znj. Laçi shprehu falënderime të veçanta për frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë që ka karakterizuar marrëdhëniet ndërmjet Konsullatës dhe Bashkisë së Janinës.
Ky bashkëpunim i ngushtë mbetet një bazë solide për vazhdimin e marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë midis Janinës dhe Shqipërisë.


