Nje dite e mbushur me takime te frytshme duke filluar me Zv. Guvernatorin e Njesisë Rajonale të Thesprotisë z. Thomas Pitulis, me të cilin vlerësuam bashkëpunimin ne rritje mes dy vendeve tona, veçanërisht sa i takon turizmit, shkembimeve tregtare, artit e kultures.
Takimet vijuan në piken kufitare te Qafe Botës (Mavromati), me Drejtorin e Doganes greke te Mavromatit z. Kostandinos Pappas dhe me Komandantin e Pikes Kufitare Ioannis Pappas, ku diskutuam mbi menaxhimin e mire të fluksit në rritje te kalimeve në kete pike kufitare. Me statistika konkrete vihet re nje rritje e ndjeshme e lëvizjeve nga 5600 udhetarë në gushtin e 2023, në 7200 udhetarë gjate muajit gusht te këtij viti.
Miremenaxhimi dhe bashkepunimi i frytshëm midis palës greke dhe asaj shqiptare u rikonfirmua dhe nga autoritetet policore dhe doganore te pikës kufitare te Qafë Botës.
Siguruam për gatishmerine maksimale te Konsullates se Pergjithshme të RSH-se në Janine me të gjitha autoritetet e siperpermendura.
Newsroom
Takime me autoritetet lokale te Thesprotise