Një vizitë shumë e bukur në Konsullatë nga përfaqësuesit nxënësve dhe mësuesve të Liceut publik eksperimental Zosimea, të cilët pregatiten të nisen për një vizitë të parë në Qarkun e Gjirokastrës.
Entuziazmi dhe dëshira për t’u njohur me bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria ishte shumë i dukshëm. Ata u shprehën se ndërkohë që më herët kanë zgjedhur destinacione si Italia, Polonia apo vende të tjera evropiane për ekskursionet shkollore, këtë here me shumë dëshirë përzgjodhën të njohin më nga afër një vend fqinj, me të cilin kanë vënë re se kanë shumë tradita, histori e kulture të përbashkët. Në disa shkolla të Gjirokastrës ata do të çojnë dhe dhurata sportive për miqtë e rinj.
Biseduam miqësisht për shumë gjëra që na bashkojnë, informova për aktivitetet e e Konsullatës dhe ramë dakort të na vizitojnë përsëri pas vizitës në Shqipëri.
Newsroom
Vizitë e shkollës publike Eksperimentale “Zosimea” në Konsullatën e Përgjithshme Janinë