Kënaqësi të mirëprisnim në Konsullatën e Përgjithshme z. Naser Alim, anëtar aktiv i komunitetit tonë në Stamboll dhe një biznesmen i suksesshëm.
Në një bisedë me Konsullin e Përgjithshëm Armand Shandro, ndër të tjera u diskutuan inciativat për nxitjen në fushën ekonomike, si edhe vijimi i bashkëpunimit me diasporën shqiptare.