Takim i Konsullit të Përgjithshëm Armand Shandro me homologen kroate, Konsullen e Përgjithshme, Dr. Ivana Zerec.
Ndër të tjera, KP Zerec, falë përvojës së saj dinamike në Stamboll, njohu z. Shandro me veprimtarinë e trupit diplomatik, bashkëpunimin ndërmjet tyre, me institucionet lokale dhe jo vetëm.