Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro, shoqëruar nga stafi, vizitoi shtetasit shqiptarë që marrin shërbim mjekësor, në bazë të marrëveshjes mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, në institucionet spitalore Mehmet Akif Ersoy dhe Çam Ve Sakura.
Angazhimi maksimal në ofrimin e asistencës dhe lehtësimit të procedurave të hospitalizimit për bashkëkombasit tanë, është një nga prioritetet tona të veprimtarisë së Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Stamboll.