Së bashku me kolegët, Konsulli i Përgjithshëm i RSH në Stamboll, z. Armand Shandro, nisi aktivitetin e tij në Stamboll me ndalesën e parë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ku u takua me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, znj. Suzan Novobërdaliu, dhe stafin e saj.
Në një atmosferë po aq miqësore e institucionale u diskutua mbi identifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Përfaqësive. Bazuar në këtë, do të hartohet një kalendar i përbashkët aktivitetesh që përfshijnë diasporën shqiptare, studentët, të rinjtë profesionistë dhe promovimin e marrëdhënieve kulturore.