Në datë 17 maj në Stamboll u organizua Forumi Ekonomik i Vjenës në bashkëpunim me Zyrën e Investimeve të Presidencës së Republikës së Turqisë me temë ” Investo në Turqi, Investo në Rajon” në të cilin morën pjesë rreth 180 përfaqësues me influencë në fushën e ekonomisë dhe industrisë nga 14 vende të ndryshme të rajonit, evropës, UNIDO-s dhe Bankës Botërore. Në fokus të takimit ishin temat mbi projektet dhe mundësitë e investimit në infrastrukturë në Turqi dhe rajon me shtrirje nga deti Adriatik deri në detin e Zi, roli i bankave dhe shoqërive të sigurimit si dhe roli i bashkëpunimit në rajon mbi sigurinë energjitike.
Newsroom
ZHVILLOHET FORUMI EKONOMIK I VJENËS NË BASHKËPUNIM ME ZYRËN E INVESTIMEVE TË PRESIDENCËS SË REPUBLIKËS SË TURQISË