Të lumtur që përmbylljen e festave të Nëntorit e realizuam me studentët shqiptarë në Stamboll. Në bashkëpunim me Unionin Studentor në Stamboll, sollëm për ta një nga filmat më të bukur të kinematografisë shqiptare “Beni ecën vetë”.Një ekran emocionesh që riktheu ndjesitë e fëmijërisë së hershme për brezat e të rinjve shqiptarë, tashmë në hapat e jetës akademike.Filmat nga Arkivi Qëndror Shqiptar janë një pasuri që meriton të përcillet brez pas brezi dhe studentët përbëjnë një nyje lidhëse tejet të rëndësishme për ruajtjen e identitetit dhe kulturës. Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e Universitetit Biruni, ku studiojnë një numër i konsiderueshëm studentësh shqiptar.
Newsroom
9 nëntor 2024