Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 15 studentëve shqiptar që studiuan në Universitetin Teknik të Stambollit, një prej institucioneve më prestigjoze arsimore në vend.
Një Krenari e veçantë që së bashku me Rektorin e Universitetit KP Shandro i dorëzoi Diplomën studentit shqiptar Egis Shega, i cili u rendit i treti nga më të mirët në Fakultetin e Elektronikës për këtë vit!