Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro u prit në një takim nga Guvernatori i Stambollit z. Davut Gül. U nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet vendeve tona, bashkëpunimi në fusha të ndryshme si edhe mundësia e forcimit të mëtejshëm të tyre, kryesisht në fushën tregtare.
Gjithashtu, u shprehën mirënjohjet për mbështetjen reciproke të vendeve tona në momente të veshtira si ato të fatkeqësive natyrore.