Të nderuar qytetarë,
Me përmirësimin e shërbimit për pajisjen me Pasaportë Biometrike dhe Kartë ID, siç jeni tashmë në dijeni, jeni ju vetë që caktoni datën dhe orën kur dëshironi/mundeni të paraqiteni në ambasadë/konsullatë.
Në mesazhin elektronik që do të merrni pas përfundimit të aplikimit së bashku me datën dhe orën ju vjen dhe numri i radhës.
Lutemi të respektoni këtë numër, ky do të jetë i vetmi numër me të cilin ju do të merrni shërbim në Zyrat Konsullore të RSH-së kudo ku ndodheni.