Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro u prit në një takim nga përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme turke në Stamboll, Ambasadore, Dr. Ayşe Sözen Usluer.
Në një bashkëbisedim të hapur u nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe u zotua mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe kulturore në vijim.