Stafi i Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll u mirëprit në një takim miqësor në Universitetin Teknik Yildiz në Stamboll i cili daton që prej vitit 1911, nga Zv.Rektorja e Universitetit, znj. Kamuran Nur Bekiroglu, Dekani, Prof. Doktor Halit Keskin dhe nga Drejtori i Qendrës së Kërkimeve për Ballkanin dhe Detin e Zi në këtë universitet, Prof. Doktor Mehmet Hacisalihoglu.
Në qendrën kërkimore të Universitetit prej gjashtë vitesh nën kujdesin e z. Qamil Bytyqi, zhvillohen kurse të hapura të gjuhës shqipe për studentët turq. Konsullja e Përgjithshme, znj. Kadzadej përgëzoi z. Bytyqi për këtë iniciativë dhe studentët për dëshirën dhe vullnetin e mirë për mësimin e gjuhës shqipe. Më pas stafi Konsullatës mori pjesë në një orë mësimi shqip.