Konsujt e Përgjithshëm në Stamboll, të Shqipërisë, Australisë, Serbisë, Kroacisë dhe Ganës zhvilluan takime zyrtare në qytetin e Nevşehir ku u pritën nga zyrtarë si Guvernatorja znj. Inci Sezer Becel, Kryetari i Bashkisë së Nevşehir, z. Mehmet Savran, Kryetari i Bashkisë së Göreme, z. Ömer Eren, Kryetar i Shoqatës së biznesmenëve të Nevşehir, z. Kazim Tekin si dhe anëtarë të bordit drejtues. Vizita u fokusua në promovimin dhe eksperiencën e rajonit në fushën e turizmit si aktivitet kryesor i saj.Gjatë takimeve dy Kryetarët e Bashkive shprehën dëshirën për binjakëzimim me Bashki të ndryshme në Shqipëri.
Newsroom
TAKIM ZYRTAR I KONSUJVE TË PËRGJITHSHËM NË STAMBOLL, TË SHQIPËRISË, AUSTRALISË, SERBISË, KROACISË DHE GANËS NË QYTETIN E NEVŞEHIR