Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, z. Armand Shandro, priti në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z. Dren Zeka, me rastin e marrjes së detyrës së tij të re.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e përzemërt mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy përfaqësive konsullore dhe forcimit të koordinimit në funksion të interesave të përbashkëta dhe komuniteteve shqiptare në Stamboll.
Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro i përcolli z. Dren Zeka urimet më të mira për detyrën e re, duke i uruar suksese në misionin e tij diplomatik dhe një mirëseardhje të përzemërt në Stamboll.
Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe bashkëpunuese, duke konfirmuar vullnetin për vijimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Konsullatave të Përgjithshme.




