Në kuadër të ceremonisë së 20-të të Çmimeve “Yaşama Değer Katanlar”, e organizuar në Stamboll, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Armand Shandro, është vlerësuar me çmimin “Diplomati i Vitit”.
Gjatë ceremonisë, ku u nderuan personalitete të suksesshme nga bota e biznesit, diplomacisë, kulturës, artit dhe përgjegjësisë sociale, u vlerësuan kontributet e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Stamboll në fushën e diplomacisë dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Edicioni i 20-të i Çmimeve “Yaşama Değer Katanlar” mblodhi së bashku individë dhe institucione që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për shoqërinë në fusha të ndryshme. Me punën dhe angazhimin e tij në diplomaci dhe marrëdhënieve ndërkombëtare , Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro u rendit ndër emrat më të spikatur të këtij viti.



