Një nga projektet më revolucionare dhe inovative “Parku i Teknologjisë dhe Shkencës-DURANA”, u prezantua në Samitin Ndërkombëtar për Teknologjinë dhe Softuerin”, në Stamboll.
Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Stamboll ishte pjesë e panelit të I-rë “Investimet dhe bashkëpunimi në një shkallë globale”. Me qëllim promovimin e këtij projekti, Konsulli i Përgjithshëm z. Armand Shandro përcolli një tablo të mundësive konkrete në terma afatgjatë dhe lehtësive financiare që ofron Durana Tech Park nëpërmjet programit të saj, për të rinjtë e huaj dhe jo vetëm. Ky event bëri bashkë kompani nga rajoni, Evropa dhe më gjerë në fushën e IT, sipërmarrës dhe qindra të rinj të apasionuar pas StartUp-eve.
#KorporataeInvestimeveShqiptare #AIC #ITS2025